
UBT zhvillon sesione informuese në Shkollat e Mesme në Obiliq
14/05/2024Përfaqësues të UBT-së dhe të Qendrës së Karrierës, zhvilluan sesione informuese në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Ismail Dumoshi” dhe Gjimnazin “17 Shkurti” në Obiliq.
Qëllimi i sesioneve në këtë shkolla ishte prezantimi i mundësive të shumta për studime në UBT, i kurrikulave multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, si dhe i infrastrukturës moderne.
Përfaqësuesit e UBT-së i informuan nxënësit e shkollave rreth programeve të ndryshme studimore dhe profesionale që ofrohen nga UBT dhe se si ato mund t’i ndihmojnë ata të ndjekin qëllim e tyre akademike dhe profesionale.