UBT zhvillon sesion informues në Pejë për maturantët e Gjimnazit “Bedri Pejani”

18/02/2025

Qendra e Karrierës e UBT-së ka zhvilluar një vizitë informuese në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë, ku maturantët patën mundësinë të njihen nga afër me programet e avancuara studimore, bursat dhe mundësitë e shumta për mobilitet ndërkombëtar që ofron UBT.

Gjatë këtij sesioni, nxënësit u informuan për bursat Erasmus+, të cilat mundësojnë studime në universitetet më prestigjioze të Evropës, si dhe për opsionet e shumta të punësimit pas diplomimit. UBT, me një qasje inovative dhe programe të dizajnuara sipas standardeve më të larta akademike, vazhdon të mbështesë të rinjtë drejt një të ardhmeje të sigurt dhe të suksesshme.