UBT zhvillon sesion informues me maturantët në Pejë

06/03/2025

Në kuadër të aktiviteteve të saj informuese, Qendra e Karrierës e UBT-së realizoi një vizitë në Shkollën e Mesme Teknike “Rifat Gjota” në Pejë, ku u mbajt një sesion i veçantë informues me maturantët.

Përfaqësuesit e UBT-së prezantuan për maturantët programet më të avancuara të studimit, duke i informuar ata për mundësitë e shumta për bursa dhe mobilitete ndërkombëtare përmes Erasmus+. U diskutua gjithashtu për rrugëtimin akademik dhe profesional që UBT u mundëson studentëve të tij, si dhe për infrastrukturën moderne, laboratorët inovativë dhe stafin akademik të kualifikuar që garanton një cilësi të lartë të studimeve.

Maturantët shprehën interes të lartë për programet e ndryshme që ofron UBT, duke u angazhuar në pyetje dhe diskutime mbi perspektivat e karrierës pas përfundimit të studimeve. Përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës i inkurajuan ata që të marrin vendime të informuara dhe të përfitojnë nga mundësitë unike që UBT ofron për studentët e rinj.