
UBT zhvillon sesion informues me maturantët e shkollës “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë
28/02/2025Qendra e Karrierës e UBT-së ka realizuar një vizitë informuese në shkollën “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë, ku maturantët patën mundësinë të njihen nga afër me mundësitë që ofron UBT për studime cilësore, mobilitet ndërkombëtar dhe zhvillim të sigurt profesional.
Gjatë këtij sesioni interaktiv, përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës prezantuan programet e avancuara studimore të UBT-së, të cilat janë dizajnuar për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës dhe zhvillimeve më të fundit akademike dhe teknologjike. Maturantët u informuan gjithashtu për bursat Erasmus+, të cilat u mundësojnë studentëve të studiojnë në universitetet më prestigjioze të Evropës, si dhe për mundësitë e shumta të punësimit pas diplomimit, duke qenë se mbi 98% e studentëve të UBT-së angazhohen në tregun e punës gjatë ose pas përfundimit të studimeve.
Në këtë takim, maturantët e “Mileniumi i Tretë” treguan interes të veçantë për drejtimet akademike që lidhen me teknologjinë, biznesin, mjekësinë, arkitekturën dhe inxhinierinë, duke diskutuar me përfaqësuesit e UBT-së për perspektivat e tyre të karrierës.
UBT, si lider në arsimin e lartë në Kosovë dhe rajon, vazhdon të jetë destinacioni kryesor për studentët e ardhshëm, duke ofruar një mjedis inovativ, laboratorë të pajisur me teknologjinë më të fundit dhe një rrjet të gjerë bashkëpunimesh ndërkombëtare.