
UBT zhvillon sesion informues me maturantët e “Mehmet Akif School”
12/02/2025Në kuadër të vizitave informuese në shkolla të ndryshme të vendit, Qendra e Karrierës e UBT-së ka mbajtur një sesion të veçantë informues me maturantët e “Mehmet Akif School”. Ky aktivitet u organizua me qëllim që nxënësit të njihen nga afër me programet e avancuara studimore, bursat dhe mundësitë e shumta për mobilitet ndërkombëtar që ofron UBT.
Gjatë sesionit, maturantët u informuan për gamën e gjerë të programeve akademike të UBT-së, të cilat janë të orientuara drejt tregut të punës dhe zhvillimeve më të fundit teknologjike. Përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës ndanë me ta informacione të detajuara për bursat Erasmus+, të cilat mundësojnë mobilitet ndërkombëtar në disa nga universitetet më prestigjioze të Evropës, si dhe për mundësitë e shumta të punësimit pas diplomimit.
Në këtë takim interaktiv, nxënësit shprehën interes të lartë për fushat e ndryshme të studimit dhe për avantazhet që UBT ofron, duke përfshirë infrastrukturën moderne, bashkëpunimet ndërkombëtare dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e karrierës së tyre.