
UBT zhvillon sesion informues me maturantët e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren
21/02/2025Në kuadër të aktiviteteve të shumta informuese, Qendra e Karrierës e UBT-së zhvilloi një vizitë në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, ku mbajti një sesion të detajuar për maturantët që po përgatiten për të zgjedhur rrugën e tyre akademike dhe profesionale.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e UBT-së prezantuan programet e avancuara të studimit, të cilat janë të akredituara dhe përshtatur sipas standardeve ndërkombëtare. Po ashtu, u diskutuan edhe mundësitë e shumta për bursa dhe mobilitete akademike përmes Erasmus+, duke iu ofruar studentëve mundësinë për të ndjekur studime në disa nga universitetet më prestigjioze të Evropës.
Një tjetër pikë kyçe e këtij sesioni ishte informimi mbi perspektivat e punësimit dhe lidhjet e forta të UBT-së me tregun e punës, duke garantuar që studentët të përfitojnë nga mundësitë për praktikë dhe punësim menjëherë pas diplomimit.
Maturantët e pranishëm shprehën interes të madh për drejtimet akademike që ofron UBT dhe për mundësitë që ky institucion krijon për zhvillimin e tyre profesional.