
UBT zhvillon sesion informues me maturantët e American School of Kosova
12/02/2025Qendra e Karrierës e UBT-së ka realizuar një vizitë informuese në American School of Kosova, ku maturantët patën mundësinë të njihen nga afër me mundësitë akademike dhe profesionale që ofron UBT.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e UBT-së prezantuan programet e studimit, të cilat bazohen në mësimdhënie praktike dhe inovative, duke u përputhur me nevojat e tregut të punës. Një nga aspektet më tërheqëse për maturantët ishte rrjeti i gjerë i partneriteteve të UBT-së me mbi 500 kompani në vend dhe jashtë, që u mundëson studentëve punësim të shpejtë dhe zhvillim profesional.
Një fokus i veçantë iu kushtua mundësive të punësimit dhe praktikave profesionale, të cilat UBT i mundëson përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare me kompani lidere, duke e bërë këtë institucion një nga opsionet më të sigurta për një karrierë të suksesshme.
Maturantët e American School of Kosova treguan interes të madh për mobilitetin ndërkombëtar, bursat Erasmus+, si dhe programet në teknologji, biznes, shkenca shëndetësore dhe inxhinieri. Ata patën mundësinë të diskutojnë me përfaqësuesit e UBT-së dhe të marrin informacione të detajuara mbi mundësitë e studimeve dhe zhvillimit të tyre akademik.