UBT zgjeron partneritetin në Letoni, nënshkruan marrëveshje me Universitetin “Riga”

03/02/2020

UBT dhe Universiteti teknik “Riga”, nga Letonia, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku dy institucionet theksojnë qëllimin e tyre për të inkurajuar më tej shkëmbimin e studentëve dhe stafit përmes programit Eramus+, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kërkimore, punëtori shkencore dhe konferenca me karakter ndërkombëtar.

 

Institucionet ranë dakord për shkëmbim të vazhdueshëm të njohurive, përvojave dhe rezultateve të hulumtimeve shkencore, si dhe të mbështesin zhvillimin e mëtutjeshëm të institucioneve përkatëse.

 

Marrëveshja ndëruniversitare është nënshkruar për të bashkëpunuar në fushën e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit, Inxhinierisë, Administrimit të Biznesit, dhe fusha tjera me interes.

 

UBT ka rreth 500 partnerë ndërkombëtarë nga pothuajse të gjitha vendet e botës, me të cilët, që nga themelimi e deri më sot, ka realizuar një varg aktivitetesh të përbashkëta, prej të cilave më së shumti kanë përfituar stafi dhe studentët e UBT-së.