UBT zgjeron bashkëpunimin në Kroaci, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me “Zagreb School of Economics and Management”

14/04/2021

UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me “Zagreb School of Economics and Management”, marrëveshje kjo që synon promovimin e mirëkuptimit ndërkombëtar, bashkëpunimit shkencor, ndërveprimit kulturor dhe ruajtjen e kultivimin e miqësisë mes Kosovës dhe Kroacisë duke mbështetur aktivitetet arsimore.

 

Me këtë marrëveshje fakultetet dhe studentët e të dy institucioneve do të kenë mundësi të shkëmbimit të përvojave dhe ideve me njëri-tjetrin, duke zhvilluar aktivitete të përbashkëta kërkimore, si dhe pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike.

 

Ky bashkëpunim parasheh edhe shkëmbimin e stafit akademik nga të dy institucionet arsimore, meqë rast do të kontribuojë jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e kërkimeve shkencore, si dhe shkëmbimin e materialit akademik dhe informacioneve të tjera mes tyre.