UBT zgjeron bashkëpunimin me Universitetin Sapienza, nënshkruhet marrëveshje në fushën e ndërtimtarisë
10/01/2020Listës së marrëveshjeve me institucione ndërkombëtare, i është shtuar edhe marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin Sapienza nga Roma, që është nënshkruar nga drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof.dr Muhamet Ahmeti, përkatësisht Antonio D’Andrea, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Civile dhe Industriale.
Ky bashkëpunim do të shtrihet në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, teksa udhëheqësit e institucioneve janë pajtuar për bashkëpunim ndërinstitucional, me qëllim për të shkëmbimit të studentëve dhe stafit.
Universiteti Sapienza nga Roma, është një universitet kërkimor me seli në Romë të Italisë, si dhe është një nga universitetet më të mëdha evropiane për nga numri i studentëve dhe një nga më të vjetrit në histori, i themeluar në vitin 1303.