UBT – zgjedhja e parë për studentët që duan të transferohen

22/01/2018

 

Qindra studentë nga Kosova dhe shtetet fqinje të cilët aspirojnë të kenë studime dhe karrierë të suksesshme, pikë orientuese dhe zgjedhje të parë e kanë UBT-në, si institucioni më i madh arsimor në vend që ofron studime cilësore.

 

Në mesin e studentëve që këtë mundësi i besuan UBT-së është edhe Fjolla Berisha, e cila vitin e kaluar është transferuar nga Universiteti i Prishtinës, në Fakultetin Juridik në UBT.

 

Duke treguar arsyet që e kanë shtyrë për tu transferuar në UBT, Fjolla ka thënë se e veçanta e institucionit është se numëron shumë programe me specializime unike dhe se ka infrastrukturë moderne. Sipas saj, UBT i mundëson studentëve të vet vijim të studimeve me standarde evropiane.
“Në UBT e ndjej veten vërtet studente. Më mundësohet komunikimi me profesorë dhe si rezultat i komunikimit dhe përkrahjes së tyre ne po ecim shumë përpara profesionalisht”, ka treguar ajo.

 

Tutje, ajo tha se specifikat që e bëjnë UBT-në të dallohet nga institucionet tjera janë të shumta, përfshirë diplomën e institucionit që njihet ndërkombëtarisht dhe studentët qasen lehtësisht në tregun vendor e ndërkombëtar të punës.

 

Studentët të cilët synojnë të behën pjesë e UBT-së, përmes transferimit, hapi i parë që duhet ta bëjë çdo student, është plotësimi i formularit për aplikim, me kushtin që studentët të kenë të përfunduar së paku një provim në njërin prej institucioneve shtetërore apo private të arsimit të lartë në Kosovë.

 

Derisa, afati i fundit për pranimin e dokumentacionit për transferim të studimeve në UBT është 28 shkurti.