
UBT vazhdon të zgjerojë bashkëpunimin me bashkitë e Shqipërisë, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi edhe me Bashkinë e Kukësit
21/06/2024UBT ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Kukësit. Kjo marrëveshje siguron programe të përbashkëta bashkëpunimi në zhvillimin dhe implementimin e programeve për zhvillim ekonomik, urban dhe industrial të Bashkisë Kukës dhe aktiviteteve të tjera në interes të përbashkët.
Bashkëpunimi mes UBT-së dhe Bashkisë së Kukësit parasheh zhvillimin e qëndrueshëm lokal duke përpiluar strategji, plane dhe projekte zhvillimore, urbane dhe sektorë të ndryshëm të jetës, përkrahjen e të rinjve në ngritjen e kapaciteteve profesionale, në punësim, ndërmarrësi dhe aktivitete të tjera inovative, organizimin e përbashkët të eventeve me interes për komunitetin, përgatitjen dhe pjesëmarrjen e përbashkët në projekte zhvillimore në kontekst lokal, rajonal, evropian dhe ndërkombëtar.
Kjo marrëveshje përforcon përpjekjet e UBT-së për të kontribuar në zhvillimin e komuniteteve lokale dhe për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë dhe profesionistët në rajonin e Kukësit.