UBT vazhdon të sjellë njohuri ndërkombëtare

27/03/2017

Dekani i Fakultetit të Planifikimit Hapësinor nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara, në Rapperswil të Zvicrës, Thomas R. Matta vizitoi UBT-në, në cilësinë e profesorit vizitor, ku për studentët e nivelit master, të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, ligjëroi në kuadër të lëndës “Planifikimi Hapësinor Urban”.


Në ligjëratën e parë që pati me gjeneratën e dytë të programit master të këtij drejtimi, ai shpalosi njohuri dhe përvoja të reja nga planifikimi hapësinor i Zvicrës.


Si në shumë fakultete të UBT-së, edhe në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor ofrohet një kombinim dhe balancë në mes të profesorëve lokalë dhe ndërkombëtarë.


Në UBT vazhdojnë të kontribuojnë një mori profesorësh, që vijnë nga universitetet më të suksesshme të Evropës dhe të Amerikës, të cilët e shtojnë kualitetin e këtij institucioni të arsimit të lartë.