UBT vazhdon rritjen e partneriteteve akademike e shkencore: Nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “KirikKale” nga Turqia

11/06/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “KirikKale” nga Turqia. Kjo marrëveshje është nënshkruar si rezultat i gatishmërisë së dy palëve për projekte të përbashkëta kërkimore e akademike, si dhe gatishmërisë së të dy institucioneve për shkëmbimin e përvojave të tyre më të mira shkencore dhe teknologjike.

Kjo marrëveshje u ka hapur rrugë stafit dhe studentëve të të dyja universiteteve të jenë pjesë e programeve të shkëmbimeve, duke krijuar kështu mundësi të reja për zhvillimin e tyre akademik, profesional dhe kulturor.

Rektori Hajrizi ka theksuar rëndësinë e shkëmbimeve ndërkombëtare për pasurimin e përvojës së studentëve dhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit në të dy institucionet. Ai nënvizoi se marrëveshja do të sjellë përfitime të ndërsjella, duke hapur rrugë për projekte të përbashkëta kërkimore, forume dhe konferenca.

Universiteti “KirikKale” është i njohur për infrastrukturën e avancuar kërkimore, sidomos në shkencat sociale dhe ato mjekësore. Ky bashkëpunim pritet të forcojë lidhjet akademike midis Kosovës dhe Turqisë, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë në të dy vendet.