UBT vazhdon me ofrimin e të gjitha shërbimeve profesionale stomatologjike dhe estetike në kuadër të Klinikës Specialistike të Stomatologjisë

24/01/2022

UBT në kuadër të zhvillimit të ekosistemit gjigant të tij, ka zhvilluar shkencat mjekësore edhe më shumë, meqë rast në kuadër të Fakultetit të Stomatologjisë dhe Poliklinikës po vazhdon punën me Klinikën Specialistike të Stomatologjisë.

 

Në këtë klinikë është duke u zhvilluar puna klinike, laboratorike dhe imazherike me pajisje të teknologjisë së fundit, me një infrastrukturë moderne mjekësore, të zhvilluara sipas standardeve ndërkombëtare.

 

Të gjitha shërbimet e Klinikës Specialistike Stomatologjike “UBT”, ofrohen në kuadër të departamenteve specialistike: Klinika e Protetikës Stomatologjike, Klinika e Sëmundjeve të Dhëmbit me Endodoncion, Klinika e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale, Klinika e Ortopedisë së Nofullave, Klinika e Kirurgjisë Orale, Laboratoriumi i Teknikës së dhëmbëve, Klinika e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive, Paraklinika Stomatologjike me Rentgen Diagnostikë, dhe Njësia e triazhimit me emergjencë.

 

Shërbimet stomatologjike që ofrohen në departamentet e Klinikës Stomatologjikë “UBT” janë:

 

  • Mbushje të përhershme të dhëmbëve;
  • Shërim të kanaleve të dhëmbëve;
  • Pastrim i dhëmbëve;
  • Aparate për drejtim të dhëmbëve: të lëvizshme, fikse dhe të tejdukshme;
  • Proteza të lëvizshme;
  • Ura porcelani;
  • Zircon;
  • Nxjerrje e dhëmbëve;
  • Apikotomi;
  • Mbjellje e dhëmbëve me metoda më bashkëkohore;
  • Shërbime estetike;
  • Shërbimet tjera specifike që mbulohen në kuadër të kësaj veprimtarie.

 

Profesorët, asistentët, specialistët, laborantët, infermierët dhe studentët, janë personeli që ofron të gjitha llojet e shërbimeve stomatologjike dhe estetike, duke qenë gjithnjë në shërbimin tuaj për trajtimin profesional.

 

Ordinanca gjendet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj afër rrethit të QMI-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT- së, në Lipjan, ndërkaq Qendra Këshillimore në Prishtinë.