UBT uron shqiptarët për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

17/02/2019

Sot Kosova feston 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ditën më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

 

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, në emër të studentëve dhe stafit të insitucionit, uron të gjithë shqiptarët për këtë festë dhe dërgon mesazhin e nevojës për ndërtim e përfaqësim të denjë të Kosovës.

“17 shkurti i vitit 2008 na dha ndjenjën më të bukur, më të fuqishme e më sublime. Kjo datë na bëri shtet e për bërjen e këtij shteti është derdhur gjak e djersë, prandaj ne jemi të obliguar që sot në liri të punojmë shumë për këtë shtet, për rininë që po na bënë krenarë dhe për fëmijët e Kosovës që meritojnë të kenë të drejta e liri të barabarta sikurse të gjithë fëmijët e botës.

Me UBT-në ne e bëmë Kosovën të dukshme kudo në botë, me inovatorët e UBT-së vendi ynë u përfaqësua dhe fitoi shumë çmime, por detyra jonë nuk mbaron këtu sepse Kosova meriton më shumë dhe ne do t’i ofrojmë më shumë.

 

Urime 11 vjet shtet dhe u bëftë Kosova ashtu siç e kemi ëndërruar gjithmonë”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.