UBT uron ShBA-të në 245-vjetorin e Pavarësisë

04/07/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ka uruar popullin amerikan me rastin e 245-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Ai ka thënë se miqësia e popullit amerikan me Kosovën është miqësi e përjetshme që i ka kontribuar zhvillimit dhe ndjekjes së idealeve të lirisë së shtetit tonë.

 

“Në këtë 4 korrik, kujtojmë të gjithë ushtarët amerikanë që sakrifikuan jetët e tyre për paqen kudo në botë, dhe njëkohësisht ua urojmë festën e pavarësisë miqëve tanë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ShBA-të janë mbështetja jonë e fuqishme në secilin hap në rrugëtimin drejt një shteti të së drejtës, dhe ne shprehim mirënjohjen e thellë ndaj popullit amerikan për lidhjen e ngushtë të krijuar me popullin e Kosovës”, ka thënë rektori Hajrizi.