UBT uron për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

07/03/2019

Në emër të të gjithë stafit, rektori i UBT-së , prof. dr Edmond Hajrizi ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit për të gjithë mësimdhënësit, duke i falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në edukimin e brezave të rinj.

 

“Vetëdijesimi shoqëror, liria dhe shtet-ndërtimi i Kosovës ka arritur falë arsimimit të gjeneratave të reja, të cilët u bënë prijësit e ndryshimeve në vendin tonë. Gjenerata të tëra nxënësish e studentësh mësuan atdhedashurinë në bankat shkollore.

Duke qenë se liria është arritur, ne si UBT që nga paslufta jemi munduar që studentëve tanë t’ju ofrojmë përgatitje profesionale, në mënyrë që Kosovës t’i ofrojmë profesionistë dhe ekspertë që do ta zhvillojnë intelektualisht dhe ekonomikisht”,  u shpreh Hajrizi,

 

Urime të gjithë të angazhuarve në procesin mësimor!