UBT uron Pashkët Ortodokse

25/04/2022

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, u ka uruar të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks festën e Pashkëve Ortodokse.

 

Me këtë rast, rektori Hajrizi ka thënë se përmes kësaj feste përçohen mesazhe solidariteti e respekti të ndërsjellë, duke uruar që toleranca fetare dhe respekti i besimtarëve të vazhdoj gjithnjë.

 

“Në emrin tim personal dhe të institucionit që udhëheq, dua të uroj besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse. Kjo festë është shumë e rëndësishme për besimtarët ortodoks, pasi që simbolizon paqen, respektin dhe dashurinë ndërmjet njerëzve”, ka thënë rektori Hajrizi.