UBT uron Ditën e Evropës

09/05/2022

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës,  duke e konsideruar UBT-në urë lidhëse të sistemit arsimor evropian me atë kosovar.

 

“Në këtë ditë, kur Evropa shënon unitetin mes popujve të këtij kontinenti për çështje politike, ne në Kosovë pavarësisht barrierave për të udhëtuar lirshëm drejtë secilit shtet, duhet të jemi të gëzuar përshkak që çdo ditë e më tepër jemi më afër për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne kemi arritur që sistemin arsimor evropian përmes UBT-së ta sjellim në Kosovë, duke iu mundësuar studentëve tanë arsimim cilësor dhe gjithëpërfshirës”, ka thënë rektori Hajrizi.

 

Ai gjithashtu ka përmendur faktin se UBT ka nxjerrur kuadro profesionale, të cilët sot nëpër qendra të ndryshme të Evropës janë duke dhënë kontributin e tyre nëpër fusha si politike, ekonomike e sociale.

 

“Studentët e UBT-së kanë arritur të bëhen pjesë e ndërmarrjeve të ndryshme prestigjioze nëpër Evropë duke e nderuar veten, institucionin ku kanë studiuar dhe Republikën e Kosovës”, ka shtuar rektori Hajrizi.

 

UBT ka krijuar partneritet me mbi 450 institucione nëpër vende të ndryshme të Evropës, duke iu mundësuar studentëve kosovarë të marrin diploma të dyfishta, me të cilat do të mund të kenë qasje më të lehtë për punësim në tregun vendor dhe ndërkombëtar.