UBT uron besimtarët e krishterë për Festën e Krishtlindjeve

25/12/2018

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, në emër të UBT-së, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve, me shpresën që kjo festë të shërbejë si pikënisje e lumturisë dhe begatisë nëpër familjet shqiptare.

 

“Festat e tilla përveç që na shtojnë dozën e lumturisë, na rikujtojnë edhe që të bëhemi më solidarë dhe më të dashur ndaj njerëzve përreth nesh dhe të gjithë atyre të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë.

 

Urojmë që kjo të jetë një festë e mbushur me gëzim dhe shpresojmë që viti që po vjen t’ju sjellë më shumë lumturi, sukses dhe dashuri”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.