UBT uron 1 Majin – Ditën e Punëtorëve
01/05/2019Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi ka uruar të gjithë punëtorët me rastin e ditës së tyre- 1 Majit, duke shpresuar që në të ardhmen të shumëfishohen arsyet e festimit.
“Punëtorët historikisht i kanë paraprirë revolucioneve dhe ndryshimet pozitive në botë kanë ardhur si rezultat i vetëdijes së tyre. Ata mbeten edhe më tej forca lëvizëse e një shoqërie dhe shteti të tërë, prandaj këtë ditë duhet ta shfrytëzojmë si reflektim që, duke respektuar e duke e rritur numrin e punëtorëve, ne po ndikojmë drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit tonë. Kjo është edhe arsyeja se pse ne si UBT i kemi dhënë kaq shumë rëndësi ngritjes së numrit të punëtorëve, që momentalisht ka arritur në më shumë se 750, por edhe respektimit të të drejtave të tyre”, theksoi Hajrizi.
Urime 1 Maji!