
UBT u përfaqësua në akademinë e Knauf-it në Tiranë
21/10/2015Studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës, të shoqëruar nga profesorët Muhamet Ahmeti, Visar Krelani, Driton Kryeziu dhe Vlora Aliu, morën pjesë në Akademinë e Knaufit, të mbajtur në parkun e biznesit në Tiranë.
Në akademi ligjëruan Alfred Mahloff (Aquapanel USG, Gjermani), Ales Gabrovcek (AMF, Slloveni), Mihail Hihov, Vidifloor & Vidiwall (Bullgari), Edin Dalifi (Knauf Insulation) dhe Ervin Mici (Knauf Tirana), ndërsa pjesë e saj ishin përfaqësues nga kompani të ndryshme private nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.
Studentët patën mundësinë të përcjellin materialet më të reja nga prodhuesi i “Knauf”-it, të cilat kanë zënë vend shumë në ndërtimin e objekteve me destinime të ndryshme, të cilat u prezantuan në akademi.
Ata gjithashtu u njoftuan lidhur me produktet më të reja nga “Knauf”-i, si dhe me softuerin më të ri për llogaritjen e termoizolimeve.
Studentët e UBT-së, gjithashtu, vizituan edhe parkun e biznesit, i ndërtuar sipas standardeve evropiane.