UBT trajnon kandidatë për mekatronikë
23/12/2010Prishtinë, 20 dhjetor 2010 – Në UBT, u organizua trajnimi për sektorin e mekatronikës . Në këtë trajnim morën pjesë të gjithë ata persona që kanë të implementuar sistemin e mekatronikës nëpër institucionet të cilat ata i menaxhojnë si në industri, prodhimtari, servisim.
Arsyeja e mbajtjes së këtij trajnimi në UBT ka të bëjë me infrastrukturën dhe stafin profesional më përvojë në fushën të cilën janë trajnuar. Stafi trajnues i përberë nga Dr. Bekim Gashi, Dr. Bertan Karahoda dhe Sherif Hyesin, alumni i UBT-së.
Trajnimi ka zgjatur një javë dhe ka përfshirë anën teorike dhe praktike, ndër të tjera ka përfshirë edhe proceset në dizajnin e sistemeve mekatronike dhe duke e marr parasysh dizajnim e sistemeve mekanike, elektronike, dhe sistemet e duhura kompjuterike për implementimin e sistemeve mekatronike.
Të trajnuarit vinin nga kompanitë private dhe institucionet qeveritare të vendit.