UBT thellon bashkëpunimin ndërkombëtar me Fakultetin e Ndërtimit në Universitetin e Maltës

15/12/2023

Bashkëpunimi ndërkombëtar i UBT-së po vazhdon të thellohet. Së fundmi, një nga bashkëpunimet është ai me Fakultetin e Ndërtimit në Universitetin e Maltës, përkatësisht të vetmit universitet, një vend shumë interesant dhe atraktiv.

Kjo është zhvilluar nga takimet e COST Action në Milano dhe në Riga, nga Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT, Prof. Muhamet Ahmeti dhe prodekani i fakultetit, Prof. Visar Krelani, duke vazhduar me ligjëratat e Prof. Ruben Paul Borg, për studentët e UBT-së rreth qëndrueshmërisë së konstruksioneve.

Prof. Ruben ka qenë përgjegjës për Asociacionin e Evropian të Inxhinierëve dhe njihet për kontributin e tij në fushën e ndërtimit, hulumtimit dhe projekteve në Evropë. Ai shprehu angazhimin e tij për të siguruar që UBT dhe Kosova të përfshihen në projekte të përbashkëta, duke përfshirë ftesën për aplikim në COST Action. Po ashtu, pritet që të vazhdojë bashkëpunimi në kuadër të programit Erasmus + dhe të ndihmojë në hyrjen e Kosovës në Asociacionin Evropian të Inxhinierëve.

Vizitat e rëndësishme u realizuan me zyrën ndërkombëtare për të krijuar bashkëpunim direkt me atë në Kosovë. Takime u mbajtën me studentët që zhvillonin temat e tyre Master, duke ndërmarrë një bashkëpunim midis relatorëve kosovarë dhe maltezë.

U vizitua rehabilitimi i strukturave të dëmtuara nga ambienti dhe aspekti sizmik. Kjo eksperiencë mund të sjellë njohuri dhe mundësi për zhvillim të modeleve me materiale të reja në Kosovë. Objekti i vetëqëndrueshëm për kafshët në Malta ishte gjithashtu një pikë interesante.

Takime u zhvilluan me përfaqësues institucionalë të cilët shprehën angazhimin për të ndihmuar UBT-në dhe Kosovën me projekte dhe investime në të ardhmen.