“UBT Summer of Code” zgjon interesim të madh tek të rinjtë

06/09/2017

Punëtoria pesëditore “UBT Summer of Code 2017” po vazhdon ta zgjojë interesimin dhe kërshërinë e dhjetëra maturantëve, të cilët janë duke i ndjekur në mënyrë të rregullt të gjitha ligjëratat që po mbahen në kuadër të kësaj punëtorie.

 

Për pjesëmarrësit, gjatë ditës së sotme u dhanë informacione bazike mbi rrjetet kompjuterike, ligjëratë kjo që u mbajt nga PhD. Cand Besnik Qehaja.

​​​​​​​​​​​​​​

Kjo punëtori do të vazhdojë punimet deri të premten, teksa nesër për të interesuarit do të ligjërojë ligjëruesi në UBT, Betim Gashi, për temën që ka të bëjë me sigurinë kibernetike.