UBT sjell mundësi studimi dhe karriere për maturantët në Kastriot

06/03/2025

Qendra e Karrierës e UBT-së vazhdon serinë e aktiviteteve informuese me maturantët në mbarë Kosovën, duke u ndalur këtë herë në Shkollën e Mesme “Ismail Dumoshi” në Kastriot.

Përfaqësuesit e UBT-së prezantuan programet më të avancuara të studimit, mundësitë për bursa dhe mobilitete ndërkombëtare përmes Erasmus+, si dhe avantazhet që ofron institucioni në përgatitjen akademike dhe profesionale të studentëve. Ata diskutuan me maturantët mbi perspektivat e karrierës në fusha të ndryshme, duke i informuar për stafin akademik të kualifikuar, laboratorët modernë dhe partneritetet ndërkombëtare që UBT ka krijuar për të garantuar një arsim cilësor.

Maturantët shprehën interes të lartë për programet dhe mundësitë që UBT ofron, duke bërë pyetje mbi praktikat profesionale, përkrahjen për studentët dhe angazhimin në projekte inovative. Përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës i inkurajuan ata të bëjnë zgjedhje të duhura për të ardhmen e tyre dhe të përfitojnë nga mundësitë unike për studime dhe zhvillim profesional.