UBT siguron transportin e pjesëmarrësve të konferencës për siguri kibernetike dhe privatësi që mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së

03/02/2017

Të shtunën, më 4 shkurt, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan do të vazhdojë punimet dita e tretë e konferencës më të madhe ndërkombëtare për siguri kibernetike dhe privatësi.

Në kuadër të kësaj konference do të trajtohen tema që kanë të bëjnë me sfidat dhe zgjidhjen e problemeve në fushën e sigurisë kibernetike dhe privatësisë. Në ditën e fundit të kësaj konference do të prezantojnë ligjërues nga Universiteti Bollmburg i Pensilvanisë, përfaqësues të Facebook-ut, folës nga zyra e Ambasadës amerikane për siguri kibernetike në Washington, ekspertë të sigurisë kibernetike etj.

Konferenca do të fillojë punimet në ora 10:00, derisa autobusi për në Kampusin Inovatitv të UBT-së, në Lipjan niset nga ora 09:00 nga rrethi i flamurit në Prishtinë.