UBT shtroi darkë për gazetarë për festat e fundvitit!
03/01/2013
Dhjetor 2012- Më 28 dhjetor 2012, në restorantin “Rings”, në Prishtinë, Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në kuadër të takimeve tradicionale të fundvitit, shtroi edhe dark për gazetar të medieve të shkruara dhe elektronike.
Me këtë rast Dr. Hajrizi me theks të veçantë i falënderoi gazetarët për punën e tyre të palodhshme gjatë vitit që e lamë, për aktivitetet e shumta që janë organizuar nga UBT si përurimi i kampusit të ri institucional, përfitimi i vazhdueshëm i projektit “Erasmus mundus”, dhe “TEMPUS”, botimi i shumë librave dhe publikimeve shkencore, konferencat ndërkombëtare si ajo për Biznes, Teknologji dhe Inovacione, e cila është organizuar në kudër të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemaili” në Vlorë, dhe Universitetin e Tiranës, , dhe në të cilën konferencë u paraqitën rreth 160 pjesëmarrës – akademikë dhe profesionistë të fushave përkatëse, nga Republika e Kosovës e Shqipërisë, si dhe akademikë nga shumë vende të ndryshme të botës. Konferenca e radhës ishte regjionale, në bashkëpunim me shoqatën “Miqtë e Amerikës”, dhe u diskutua tema; “Roli i SHBA-ve, në Shtetformimin e Shqiptarëve”, dhe u paraqitën rreth 30 pjesëmarrës , si nga Republika e Kosovës, Shqipërisë , Malit të Zi dhe Maqedonisë, Serbisë, ligjëratat e personaliteteve të larta vendore e ndërkombëtare, marrëveshjet e shumta me universitete prestigjioze ne botën e zhvilluar , çmime e mirënjohje dhe