UBT shpall të hapur thirrjen për pranimin e punimeve shkencore për Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së

02/08/2024

UBT ka filluar përgatitjet për organizimin e edicionit të 13-të të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, duke dëshmuar edhe njëherë përkushtimin që ka ky institucion për shkencë, teknologji e inovacion, duke sjellë në Kosovë shkencëtarët dhe ekspertët më të mirë nga gjithë bota.

 

Kësisoj, UBT ka shpallur të hapur thirrjen për pranimin e punimeve për të gjithë hulumtuesit shkencorë dhe të tjerë që duan të bëhen pjesë e kësaj konference, që është organizimi më i madh shkencor i bërë ndonjëherë në vend, e që sivjet për fokus ka reziliencën, inovacionin dhe qëndrueshmërinë.

 

Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion e UBT-së, aktivitetin shkencor të saj do ta shtrijë në 25 fusha të ndryshme që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë

Inxhinieri e Energjisë Efiçiente

Sisteme të Informacionit dhe Siguri

Arkitekturë – Planifikim Hapësinor

Inxhinieri Ndërtimore, Infrastrukturë dhe Ambient

Juridik

Shkenca Politike

Gazetari, Media dhe Komunikim

Agrikulturë, Shkenca të Ushqimit dhe Teknologji

Shkencat Farmaceutike dhe Natyrore

Dizajn i Integruar

Psikologji

Edukim dhe Zhvillim

Modë

Muzikë Moderne dhe Audio Produksion

Art dhe Media Digjitale

Stomatologji

Mjekësi e aplikuar – Infermieri

Mjekësi – Infermieri dhe Shkencat Teknike Mjekësore (Radiologjia dhe Anesteziologjia)

Sport

Gjuhë dhe Kulturë

Artet Performuese

Studime të Sigurisë

Për më shumë informacione dhe detaje të tjera rreth konferencës, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net/2024/ , teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në email adresën: [email protected]