UBT shpall të hapur thirrjen për aplikim në kurset online pa pagesë të Rzeszów University of Technology, në Poloni
15/12/2021UBT ka shpallur të hapur thirrjen për aplikim për kurset online të cilat janë pa pagesë e që organizohen nga Rzeszów University of Technology në Poloni, për studentët e UBT-së dhe ata ndërkombëtar, në të dyja nivelet e studimit, bachelor dhe master.
Kurset ofrohen në fushat: Distance work of industrial firms (afati i fundit për aplikim është 2 janar 2022), Digitalization of production processes (aplikimi hapet në janar 2022), si dhe Computer aided research techniques (aplikimi hapet në janar 2022).
Rekrutimi i studentëve bëhet përmes dy fazave, fillimisht duke ndjekur plotësimin e formularit në këtë link: https://rekrutacja.prz.edu.pl/podyplomowe/nawa, e që përfshin fazën e parë, si dhe pastaj me dërgimin e një grupi të dokumenteve të skanuara që kërkohen nga Rzeszów University of Technology (për më shumë informacione kontaktoni: [email protected])
Këto kurse zhvillohen në kuadër të projektit: “Industria Digjitale: Trajnim për Studentë”, në kuadër të programit SPINAKER NAWA – Kurrikula Ndërkombëtare Intensive (IMPK).
Në vazhdim gjeni disa vegëza të cilat iu ofrojnë informacione rreth kursit:
- Programi i detajuar për secilin kurs mund të gjendet në: https://digitalindustry.w.prz.edu.pl/en/training-program
- Rregulloret e rekrutimit dhe pjesëmarrjes janë këtu: https://digitalindustry.w.prz.edu.pl/en/recruitment/recruitment-documents
- Si të aplikoni? https://digitalindustry.prz.edu.pl/en/recruitment/how-to-apply