UBT shpall konkurs për vitin e ri akdemik 2011/2012
07/07/2011UBT shpall konkurs për vitin e ri akdemik 2011/2012
Prishtinë, 6 korrik 2011- UBT, pasi mori konfirmimin zyrtar nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës, sot zyrtarisht e shpalli konkursin për vitin e ri akademik 2011- 2012 , përveç Fakulteteve tjera edhe në Fakultetin e Arkitekturës.
Punonjës institucional të vendit aplikoni tani për zbritje 30% deri në 50% dhe bursa të plota studimi‏, për këto drejtime të studimeve në nivelin Bachelor dhe Master si:
• Bachelor i Shkencave (B.Sc.) në Menaxhment, Biznesi dhe Ekonomi,
me mundësi specializimi në:
Financa, Banka dhe Kontabilitet, Marketing dhe Shitje, Menaxhment dhe Ndërmarrësi (MA).
• Bachelor i Shkencave (B.Sc.) në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri,
me mundësi specializimi në:
Rrjeta dhe Telekomunikacion, Softuer dhe Sistemet e Inxhinierisë, Bazar e të Dhënave dhe Sistemet e Informacionit, Dizajn dhe Multimedia, Mekatronikë dhe Robotikë.
• Arkitektuë
• Bachelor i Shkencave (B.Sc.) në Menaxhim i Mekatronikës
• Bachelor i Shkencave (B.Sc.) në Sistemet Informative
• Bachelor (LLB) në Juridik
me mundësi specializimi në:
Drejtën Penale, Drejtën Civile dhe Drejtën Ndërkombëtare.
Për programet e cekura më lartë pagesa e studimeve në nivelin Baçelor, për vitin akademik 2011/2012 në të gjitha programet studimore – departamentet e akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës, në 1.200€.
Kurse për punonjësit e institucioneve publike të vendit , pagesa e studimeve në nivelin Baçelor, për vitin akademik 2011/2012 në të gjitha programet studimore – departamentet e akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës, nga 1.200€ ne ofrojmë zbritje nga 30% deri në 50%, si:
• Studentët e punësuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës, zbritje prej 30%;
• Studentët e punësuar në Doganat e Kosovës, zbritje prej 30%;
• Studentët e punësuar në Policinë e Kosovës, zbritje prej 30%;
• Studentët e punësuar në Institucionet Publike të Republikës së Kosovës, zbritje prej 20%;
• Studentët me sukses të shkëlqyeshëm, zbritje prej 20%;
• Studentët në familjet e dëshmorëve të luftës, zbritje prej 15%;
• Studentët që vijnë nga i njëjti rreth i familjes, zbritje prej 10%;
• Studentët të cilët regjistrohen në grup (mbi 5 vetë), zbritje prej 10%;
• Studentët të cilët paguajnë komplet shumën e pagesës, zbritje prej 5%;
I. Pagesa e shumës së studimeve për vitin akademik 2011/2012 bëhet maksimumi me 12 këste të barabarta mujore.
Përveç programeve të cekura më lartë, përmes UBT-së ju mund të studioni dhe të përfitoni bursa studimi në universitete dhe institucone partnere:
• Master i Arteve ( M. A.) në Integrime dhe të Drejtën Evropiane ( CIFE Francë)
• Master në Menaxhimin e Biznesit( MBA) nga Danube University Krems ( Austri), në mundësi të specializimit në disa fusha.
• Master of Science (M. Sc..) in Information Systems ( With, Irlandë )
UBT për studentët e vet ndan bursa studimi në universitete më prestigjioze të vendeve të Bashkimit Evropian:
UBT është përfituese e projektit ndërkombëtar “Erasmus Mundus”, dhe përmes këtij projekti studentët e UBT-së kanë të drejtë dhe të pajisën me bursa dhe të studiojnë në universitete të vendeve të BE-së dhe si: City University London, Freie University Berlin, Lappeenranta University of Technology,
University of Limerick, University of Warsaw, Wroclaw University of Technology, University of Bucharest, Technical University of Cluj-Napoca,