UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/20
05/07/2019UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2019/20, në të gjitha programet e studimit, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MASHT.
Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Baçelor) e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë të nivelit 3, sipas ISCED, dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.
Për regjistrimin në studimet Master, kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Baçelor.
Regjistrimi i studentëve realizohet në përputhje me afatet e përcaktuara nga ana e MASHT, ndërsa pranimi i aplikacioneve ka filluar.
Programet e studimit në UBT, në të dy nivelet e studimit, janë:
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
Specializimet:
- Financa, Banka dhe Sigurime;
- Kontabilitet, Auditim dhe Tatime;
- Marketing dhe Shitje;
- Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion;
- Biznes Ndërkombëtar;
- Logjistikë dhe Menaxhim i Prokurimit.
Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
Specializimet:
- Inxhinieri e Sistemeve Softuerike;
- Baza e të Dhënave dhe Sistemet e Informacionit;
- Grafika Kompjuterike dhe Multimedia;
- Web Programim;
- Rrjete dhe Telekomunikacion;
- Robotikë dhe Sistemet Inteligjente;
- Informatikë Biomjekësore;
- Siguria dhe Sigurimi i Informacionit;
- Multimedia dhe Vizualizim;
- Inxhinieri e Komunikimit;
- Shkenca e të Dhënave Statistikore;
- Informatikë Mjekësore.
Menaxhim i Mekatronikës
Specializimet:
- Menaxhim i Mekatronikës;
- Automatizim Industrial dhe Kontroll i Procesit;
- Robotikë dhe Sisteme Inteligjente;
- Inxhinieri Biomjekësore;
- Inxhinieri e Telekomunikacionit;
- Inxhinieri Mekanike;
- Inxhinieri e Aeronautikës;
- Dizajn i Produkteve Industriale;
- Inxhinieri e Proceseve të Prodhimit.
Sistemet e Informacionit
Specializimet:
- Sistemet e Informacionit të Biznesit;
- Sistemet e Informacionit – GIS;
(Geo Information Systems);
- Sistemet e Informacionit të Bibliotekave dhe të Arkivave;
- Statistika, Procesimi dhe Simulimi i të Dhënave;
- Siguria e Informacionit dhe Privatësia;
- Komerci Elektronik (E-Komerci).
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
Specializimet:
- Arkitekturë e Qëndrueshme;
- Menaxhim Urban;
- Restaurim Arkitekturor;
- Dizajn i Interierit.
Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë
Specializimet:
- Inxhinieri Strukturore – Konstruktiv;
- Menaxhim i Ndërtimtarisë dhe Teknologjisë;
- Infrastrukturë Rrugore;
- Inxhinieri e Ujërave – Hidro;
- Inxhinieri e Gjeoteknikës;
- Inxhinieri e Materialeve.
Shkenca Politike
Specializimet:
- Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci;
- Integrime Evropiane;
- Administratë Publike;
- Integrimi dhe qeverisja.
Media dhe Komunikim
Specializimet:
- Gazetari;
- Komunikim;
- Menaxhimi i Medias;
- Marrëdhëniet me Publikun;
- Regjia Televizive;
- Gazetaria On-Line;
- Kamera dhe Fotografia.
Juridik
Specializimet:
- Civile;
- Penale;
- Ndërkombëtare.
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane
Politika Publike dhe Menaxhim
Specializimet:
- Politika Publike;
- Menaxhimi Publik.
Inxhinieri e Energjisë
Specializimet:
- Burimet e Energjisë;
- Konservimi i Energjisë;
- Efiçienca e Energjisë;
- Menaxhimi i Energjisë;
- Energji Elektrike.
Dizajn i Integruar
Specializimet:
- Dizajn Grafik dhe i Komunikimit;
- Dizajn Mode dhe Tekstil;
- Dizajn i Produkteve;
- Dekorim i Ndërtesave dhe Mobilimi.
Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji
Specializimet:
- Teknologji e ushqimit;
- Nutricion (të ushqyerit);
- Menaxhimi me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit.
Infermieri
Farmaci
Stomatologji
Me vendimin e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, UBT ka marrë akreditimin për 12 programe të reja studimi, në të cilat tashmë edhe zyrtarisht mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit:
- Dizajn i Integruar (Bachelor), në Prizren
- Dizajn i Integruar (Bachelor), në Ferizaj
- Agrikultura dhe Inxhinieria e Mjedisit
- Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit (Master)
- Teknik i Anesteziologjisë
- Teknik i Radiologjisë
- Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi
- Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (Bachelor), në Ferizaj
- Arti dhe Mediat Digjitale
- E Drejta Civile dhe Pronës (LLM)
- Farmaci (MPh)
- Stomatologji (Dr.Dent)
- Laborant i Biokimisë Mjekësore (Në pritje)
Bursat:
UBT ofron zbritje deri në 50 % edhe për këto kategori:
- Studentët me sukses të shkëlqyeshëm;
- Të punësuarit në Doganat e Kosovës;
- Pjesëtarët e FSK-së dhe Policisë së Kosovës;
- Të punësuarit në institucionet publike të Kosovës;
- Familjarët e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës;
- Studentët që vijnë nga e njëjta familje dhe si grup;
- Studentët që paguajnë në fillim të vitit akademik;
- Studentët e punësuar në Policinë e Kosovës;
- Studentët të cilët kanë arritur 100 % në testin kombëtar dhe kanë të gjitha 5 në shkollimin paraprak;
- Studentët e Luginës së Preshevës, Malit të Zi;
- Studentët që marrin pjesë në programin përgatitor të maturës.
Kampuset dhe qendrat e UBT-së në Kosovë:
- Prishtinë;
- Lipjan;
- Prizren;
- Pejë;
- Ferizaj;
- Gjilan
Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:
Erasmus+, CEEPUS, PoSIG, etj.
Studimet e përbashkëta:
Wiena University of Technology, Austri;
University of Warsaw, Poloni;
City University London, Angli;
HIG Gjovik University, Norvegji;
CIFE – Centre International de Formation Europ, Francë;
Danube University Krems, Austri;
Watford Institute Technology, Irlandë;
University degli Studi di Napoli Federico II, Itali.
Gjuha e studimeve:
Gjuhë shqipe, gjuhë angleze, si dhe mundësia e studimit në gjuhë të tjera.
Mënyra e studimit:
UBT ofron ligjërata të rregullta, me korrespodencë dhe studim në distancë.
Ofrohen ligjërata edhe pas orarit të punës dhe gjatë fundjavës.
Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentë:
- Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime;
- Sistem online dhe qasje në kompjuterë;
- Licenca falas për softuerë;
- Internship në kompani vendore dhe ndërkombëtare;
- Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore;
- Praktika dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë;
- Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, ECDL, IPMA, etj;
- Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: diploma e shkollës së mesme, dëftesat e notave, certifikata e pikëve të maturës, ekstrakti i lindjes dhe një kopje e letërnjoftimit.
Për më shumë informacione mbi programet dhe mundësitë e studimit, klikoni në: https://www.ubt-uni.net.
Zgjidh më të mirin, që të bëhesh më i miri!