UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve nga Ukraina

25/07/2022

UBT ka shpallur konkursin publik për pranimin e studentëve të rinj nga Ukraina, për vitin e ri akademik 2022/2023 në të gjitha programet e studimit të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AAK) dhe të licencuara nga MASHT, sipas drejtimeve përkatëse, si mbështetje për të rinjtë ukrainas për të vazhduar rrugëtimin e tyre akademik.

Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës, për ata të cilët është aplikuar testi kombëtar.

Për regjistrimin në studimet Master, kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Bachelor.

Studentët mund të bëjnë aplikimin online përmes uebfaqes: https://apliko.ubt-uni.net/Register.aspx ose në mënyrë fizike në ambientet e UBT-së.

Vendimi