UBT shënoi Javën e Shëndetit Oral

30/03/2021

Me qëllim të vetëdijesimit lidhur me rëndësinë dhe rolin e shëndetit oral, studentët e Fakultetit të Stomatologjisë në bashkëpunim me Grupin për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në UBT, me anë të disa aktiviteteve simbolike, kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Oral, në qendrat e Viva Fresh nëpër Kosovë.

 

Kjo javë u shënua me moton “Buzëqeshi jetës” ku studentët e Fakultetit të Stomatologjisë, kanë shpërndarë fletëpalosje me përmbajtje sensibilizuese dhe informuese për qytetarët lidhur me rëndësinë e vizitave të rregullta të stomatologu.

 

Në këtë aktivitet përfituan shumë qytetarë të rastit përfshirë edhe fëmijë, të cilëve edhe u janë dhuruar brusha të dhëmbëve për higjienë të mirë të dhëmbëve dhe gojës.

 

Dita Botërore e Shëndetit të Oral e vendosur nga Federata Dentare Botërore (FDI), organizohet çdo vit më datë 20 mars. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e qytetarëve.