UBT shënon Ditën Botërore të Ujit

23/03/2021

UBT, konkretisht Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, ka mbajtur konferencën për burimet hibrike, me temën “Vlerësimi i ujit dhe hidrologjia urbane”, me rastin e Ditës Botërore të Ujit.

 

Në këtë konferencë u diskutua për gjendjen sasiore të burimeve hidrike, menaxhimin e ujërave si dhe për kujdesin që duhet pasur ndaj tyre.

 

Organizator i kësaj konference ishte Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, në bashkëpunim me Këshillin Ndërministror për Ujëra, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë.

 

Qëllimi i kësaj konference ishte prezantimi i pikëpamjeve të institucioneve publike, private, kompanive të ofrimit të shërbimeve të ujit, ekspertëve e profesionistëve, lidhur me zhvillimet e burimeve hidrike në kuptim të vlerësimit, shfrytëzimit, ruajtjes dhe mbrojtjes nga veprimet destruktive të ujit (përmbytjet, vërshimet, etj.).