UBT shembull i suksesit në fushën e inovacionit dhe kreativitetit

21/04/2021

Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit e gjen UBT-në si institucioni më inovativ në vend, rajon dhe më gjerë, duke aplikuar teknologjitë më inovative dhe të fundit të kohës, e që për nder të 20-vjetorit të institucionit, UBT Kosovës do i sjellë 20 inovacione për vitin 2021.

 

UBT për 20 vite me radhë ka qenë burim i kreativitetit, ideve të reja, si në shkencë ashtu edhe në teknologji, duke kontribuar jashtëzakonisht shumë në inovacionin në Kosovë.

 

UBT ka krijuar Qendrën më të madhe të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë: “UBT Smart City”, e cila është qendra më unike dhe e para e këtij lloji në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor e që do të mundësojë rritjen e vendeve të punës, ndërmarrësisë, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, UBT, ka sjellë në Kosovë realitetin virtual, duke u bërë institucioni i parë nga mbarë bota për nga aplikimi i EON-XR në arsim. Me platformën e realitetit virtual, mijëra studentë të UBT-së përfituan mbi 20 mijë mësime bazuar në më shumë se 120 mijë gjëra të krijuara, nga fusha të ndryshme studimi.

 

Inovacioneve të shumta që UBT ka sjellë për shoqërinë, së fundmi, i është shtuar edhe Qendra e Inovacionit dhe Teknologjisë “Korça Innovation & Technology Hub”, që është qendra më e re në rajon që posedon të gjitha komponentat e nevojshme në frymën e teknologjisë, e që ofron hapësira pune për të gjithë të rinjtë e qytetit të Korçës.

 

UBT përmes Nokias, Kosovës i solli gjeneratën e pestë të teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela, 5G, duke mundësuar zhvillimin e kërkimit dhe testimit të bazuar në 5G, për shumë raste të drejtuara nga teknologjitë përkatëse Internet of Things (IoT) dhe AI, si përpjekje për të nxitur kërkime dhe inovacione të shumta. Kjo teknologji e fundit përbën një zhvillim shumë shumë të rëndësishëm për Kosovën në ekonominë digjitale të vendit.

 

UBT po përgatit profesionalisht inovatorët e së ardhmes, të cilët me kompetencat e larta krijuese dhe idetë e tyre inovative, të motivuar do të krijojnë biznese, organizata joqeveritare, dhe në këtë mënyrë do ta bëjnë Kosovën një vend më të mirë.