UBT-së i akreditohen 22 programe të trajnimit profesional të mësimdhënësve

05/05/2021

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka akredituar UBT-së 22 programe të trajnimit profesional të mësimdhënësve, që synojnë ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në fushën e arsimit në vend.

 

Këto programe trajnimi ofrojnë një qasje inovative që synojnë avancimin e personelit akademik, duke sjellur ide të reja që i përshtaten nevojave dhe interesave të të gjitha profileve të mësimdhënësve.

 

Programet e trajnimit të miratuara nga MASh :

 

  • Abuzimi i fëmijëve; Roli i mësimdhënësve në identifikim, raportim dhe përkrahje;
  • Bazat e sigurisë në teknologjinë informative;
  • Bazat e sigurisë së të dhënave;
  • Gjuhë angleze;
  • Instrumentet bashkëkohore të teknologjisë në edukim;
  • Integrimi i shkathtësive të buta në mësimdhënie I
  • Integrimi i shkathtësive të buta në mësimdhënie II
  • Inteligjenca e shumëfishtë tek fëmijët;
  • Menaxhimi efektiv në klasë;
  • Menaxhimi i projekteve;
  • Mësimdhënia e aftësive të shekullit XXI;
  • Mësimi online;
  • Motivimi i adoleshentëve dhe sfidat në edukim;
  • Nxënës të ndryshëm dhe nevoja të ndryshme të të nxënit gjatë procesit të mësimdhënies;
  • Orientimi në karrierë dhe zhvillimi profesional;
  • Prezantimi profesional;
  • Qasja e mësimdhënësve tek fëmijët me nevoja të veçanta;
  • Shkrimi akademik në shkolla;
  • Të mësuarit përmes projekteve;
  • Të nxënit bashkëveprues përmes kompjuterit;
  • Zhvillimi kognitiv dhe social i fëmijëve të moshave 3-6;
  • Zhvillimi kognitiv dhe social i fëmijëve të moshave 6-12;

 

UBT në vazhdimësi ka ofruar një numër të madh të trajnimeve dhe shkollave profesionale, të licencuara nga shkolla profesionale ndërkombëtare, me ekspertë vendor e ndërkombëtarë.