UBT, qendër rajonale për studime në fushën e Ndërtimtarisë

06/10/2020

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit në UBT, vazhdon të jetë qendër rajonale në përgatitjen e inxhinierëve të ardhshëm, të nxjerr kuadro dhe të përmbushë kërkesat e tregut të punës në sektorin e ndërtimit në Kosovë.

 

Ky program mbështetet në praktikat më të avancuara të studimit, teksa fakulteti posedon edhe infrastrukturën e nevojshme, laboratorët me pajisje të teknologjisë së fundit. Në këtë fakultet ligjërojnë profesorë dhe inxhinierë vendor dhe ndërkombëtar, ku ndërlidhin anën teorike me atë praktike në specializimet më unike në vend dhe rajon.

 

Programi është i harmonizuar me standarde ndërkombëtare, si dhe garanton zhvillim profesional të inxhinierëve të ardhshëm. Mbi 90% e studentëve të cilët mbarojnë studimet në këto program janë të punësuar në sektorë të ndryshëm të ndërtimtarisë brenda dhe jashtë Kosovës.