UBT, qendër e laboratorëve testues në rajon

20/08/2019

Në mesin e shumë laboratorëve inovativ që posedon UBT, së fundmi institucionit i është akredituar edhe Laboratori i Materialeve Ndërtimore, laborator i cili të jetë pikë reference në nivel kombëtar për vlerësimin e cilësisë së produkteve.

 

Ky laborator gjendet në Qendrën e Laboratorëve Testues në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ku është themeluar për të testuar materialet e ndërtimit nga një ekip i kualifikuar shkencor.

 

Laboratori do të përdoret edhe nga studentët për hulumtime dhe projekte të fushës së Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, të cilët do të hulumtojnë, analizojnë dhe do të testojnë materialet e ndërtimit sipas standardeve evropiane, teksa rezultatet e nxjerra do të shërbejnë si ekspertiza profesionale për ndërtim cilësor të ndërtesave, urave, autostradave etj.

 

Ky laborator është i pajisur me teknikë të teknologjisë së fundit, në të cilin gjithashtu mund të kryhen teste të materialeve sipas kërkesës së partnerëve nga industria.