UBT PËRUROI INSTITUTIN E GJUHËVE TË HUAJA
04/04/2013Prishtinë 4 prill 2013- Sot në UBT, u bë përurimin e Institutin të Gjuhëve të Huaja dhe të Komunikimit Ndërkulturor në kuadër të UBT, ku fjalimin hyrës inaugurues, para shumë të pranishmeve e ka mbajt Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe më pas Drejtori i këtij Institucioni Prof. Dr. Abdullah Karjagdiu, i cili institut u cilësua si i rëndësisë së veçantë dhe me një koncept të ri, si një urë bashkëpunimi në rajon dhe botë, dhe për t’i ndihmuar vendit tonë që të integrohet sa më parë në strukturat euro-atlantike.
Duke folur para të pranishmëve, si përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të atyre ndërkombëtare, përfaqësues të medieve, profesorë dhe studentë të UBT-së dhe të ftuar të tjerë përveç se ju shprehi mirëseardhje në përurimin e këtij Instituti, Presidenti i UBT-së, Prof . Dr. Edmond Hajrizi tha: tha se UBT-ja është një institucionet më të larta modern dhe inovativ në Republikën e Kosovë, që i ka përparësitë e universiteteve të njohura ndërkombëtare, ngase jo vetëm që ofron programe të një cilësie të lartë studimesh, por tash e tutje e ka edhe Institutin e Gjuhëve të Huaja dhe Komunikimit Ndërkulturor si për ngritjen e cilësisë së studimeve në UBT ashtu edhe për t’i ndihmuar vendit tonë që të integrohet sa më parë në strukturat euro-atlantike”.
Dr. Hajrizi më tej shtoi se është Institucioni i veçantë, unik dhe i vetmi në Republikën e Kosovës i këtij lloji, ngase qëllimi kryesor i Institutit është që t’i përgatisë të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat, në Republikën e Kosovës si, shërbyesit civilë të gjitha llojeve, niveleve dhe institucioneve, pedagogët e të gjitha niveleve, arsimtarët, mjekët, politikanët, diplomatët, policët, ushtarakët, gjykatësit, etj, në zhvillimin, ngritjen, perfeksionimin dhe avancimin e aftësive dhe shkathtësive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze dhe në gjuhë të tjera evropiane”,
Ndërsa, Drejtori i këtij Instituti, Prof. Dr. Abdullah Karjagdiu, ka deklaruar se Instituti do t’ju bëjë të mundur të gjithë të punësuarve në sektorin publik dhe privat në Kosovë që të komunikojnë, me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze dhe në gjuhë të tjera botërore, me kolegët e tyre në Evropë dhe në botë, në nivel profesional, serioz dhe dinjitoz. Kjo pastaj do të bëjë të mundur ngritjen e përshpejtuar dhe të sigurt të kapaciteteve te administratës shtetërore dhe të gjitha institucioneve publike dhe private vendore në përgjithësi për të qenë në gjendje që të kontribuojnë në përshpejtimin e integrimeve në strukturat euro-atlantike. Garant për këtë do të jetë stafi tejet i përgatitur dhe i motivuar i pedagogëve, profesorëve dhe asistentëve më të mirë nga vendi, rajoni, Evropa dhe ShBA-ja.
Po ashtu një fjalë përshëndetëse e mbajti edhe zëvendëspresidenti i UBT, Prof. Dr. Mo Vaziri.