UBT prin për aktivitetin në mediat sociale nga universitetet në Kosovë

19/10/2023

UBT në Kosovë ka dalë si lider në përdorimin e fuqisë së mediave sociale për të komunikuar me studentët dhe komunitetin e gjerë. Në një kohë kur teknologjia dhe digjitalizimi luan një rol kyç në arsim, UBT ka vendosur një standard shembullor për universitetet e tjera në Kosovë.

Përmes një përmbajtjeje kreative dhe të mirinformuar në platformat Facebook dhe Instagram, raporti i nxjerrë nga Terra World ka ranguar UBT-në të parin nga universitetet në Kosovë, duke dëshmuar kështu angazhimin e përditshëm të tij për të qenë sa më afër audiencës në Kosovë dhe më gjerë.

Për më tepër, përfshirja aktive e UBT-së në platforma, si: Facebook, Instagram, Twitter, LinkedIn, Youtube dhe TikTok, ka bërë që ndarja e lajmeve, përditësimet akademike, pikat e forta të kërkimit dhe sukseset, të dëshmojnë transparencën dhe të kontribuojnë në ndërtimin e besimit dhe kredibilitetit te audienca.