UBT përgatitë zyrtarët e UN Habitatit dhe komunave të ndryshme për Menaxhimin e Projekteve konform praktikave më të mira ndërkombëtare
23/04/2013
Prishtinë, 23 prill 2013 – UBT përfundoi me sukses të plotë trajnimin për zyrtarët e UN Habitatit dhe komunave të ndryshme në fushën e Menaxhimit të Projekteve.
Për pesë muajt e fundit, duke filluar nga tetori i vitit 2012 dhe pas tetë moduleve të mbajtura, 30 zyrtarët e institucionit të UN Habitatit dhe përfaqësuesit e komunave relevante e përfunduan më sukses trajnimin në fjalë.
Gjatë kësaj kohe personat pjesëmarrës janë ngritur në aspektin teorik dhe praktik të menaxhimit, udhëheqjes, negocimit dhe menaxhimit të projekteve dhe ekziston bindja se ata do të jenë në gjendje që në mënyre profesionale të planifikojnë, organizojnë, implementojnë dhe përmbyllin projektet, tha Dr. Krasniqi.
Të gjithë personat pjesëmarrës, së shpejti në një ceremoni solemne, do të pajisën edhe Certifikate nga UBT, për pjesëmarrje të suksesshme në trajnimin e përmendur.
Zyrtarët e UN Habitatit, ndryshe u trajnuan nga Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Prof . Dr. Ibrahim Krasniqi, dhe Can. Dr. Besnik Skenderi.