UBT përfiton edhe nga një projekt i Komisionit Evropian
28/08/2015Në vazhdën e përfitimit të projekteve ndërkombëtare, të cilat sigurojnë mundësi bursash, mobiliteti dhe shkëmbim e transfer të dijes për studentët dhe stafin, UBT është shpallur fitues edhe në një projekt të Komisionit Evropian “Erasmus+ Programme – Capacity building in higher education”.
Qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i një kurikule të përbashkët dhe ofrimi i studimeve Master (MA) në fushën e Shkencave Politike.
Projekti që financohet nga Komisioni Evropian koordinohet nga partneri strategjik i UBT-së në Austri, Paris-Lodron Universitat Salzburg. Me të njëjtin instutucion, UBT ka qenë partner edhe në disa projekte të tjera të Komisionit Evropian, duke përfshirë edhe ERASMUS-MUNDUS SIGMA Agile.
UBT pret ditëve në vijim të konfirmojë edhe përfitimet nga projekte të tjera të Komisionit Evropian me universiteti dhe institucione të respektuara Evropiane.