
UBT prezantohet në Preshevë – Mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë shqiptarë
10/04/2025UBT, si një nga institucionet më inovative dhe me standarde evropiane të arsimit të lartë në rajon, ishte i pranishëm në Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë për të prezantuar para maturantëve programet studimore, bursat dhe mundësitë e shumta për mobilitet ndërkombëtar.
Përmes programeve të avancuara, kurrikulave të harmonizuara me tregun global të punës, bursave atraktive, si dhe mundësive për mobilitet ndërkombëtar në kuadër të Erasmus+, UBT po hap rrugën drejt një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme për të rinjtë shqiptarë nga Lugina e Preshevës.
Qendra e Karrierës e UBT-së u prit me interes të madh nga maturantët, të cilët u informuan për mundësitë që i presin nëse zgjedhin të jenë pjesë e familjes së madhe të UBT-së.
Nga bachelor deri në master, me mbi 50 programe të akredituara dhe me mbi 500 partnerë ndërkombëtarë, UBT është zgjedhja ideale për çdo të ri që synon cilësi, zhvillim dhe sukses.