UBT po vazhdon me ofrimin e trajnimeve profesionale

21/02/2019

UBT tash e shumë kohë ofron trajnime të shumta për të interesuarit brenda dhe jashtë këtij institucioni. Pjesë e këtyre trajnimeve kanë qenë shumë studentë dhe menaxherë të institucioneve të ndryshme.

 

Disa prej drejtimeve për të cilat kandidatët kanë shfaqur interesim më të madh janë: Digital Marketing, SPSS, Excel, Menaxhim i burimeve njerëzore, Zhvillues i Aplikacioneve, Administrator i rrjeteve dhe Sistemeve Kompjuterike dhe shumë programe tjera.

 

Të gjitha trajnimet ofrohen nga trajnerë profesionistë të UBT-së dhe ndikojnë në ngritjen profesionale e avancim në karrierë të të gjithë ndjekësve.

Trajnuesit e të gjitha fushave janë me përvojë shumëvjeçare dhe janë të certifikuar ndërkombëtarisht.

 

Përveç studentëve të UBT-së, mundësi për trajnim kanë të gjithë të interesuarit jashtë institucionit, teksa kohëzgjatja e trajnimeve varet prej drejtimit të trajnimit, megjithëse kryesisht zgjasin 20 deri në 30 orë. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen testit dhe do të pajisen me certifikata.

 

Gjatë këtyre muajve prej kur kanë filluar të ofrohen intensivisht këto trajnime, interesimi ka qenë shumë i madh, ndërkaq mundësia për aplikim e ndjekje të cilitdo trajnim vazhdon të mbetet e hapur.