UBT po organizon “Tech4Girls Workshop – UBT Girls in ICT Day” – Aplikimi i hapur

01/04/2019

Për nder Ditës së Vajzave në ICT, këtë vit, UBT dhe Qendra e UBT-së për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, do të organizojnë punëtorinë “Tech4Girls Workshop – UBT Girls in ICT Day”, ku do të kenë mundësi të marrin pjesë studente të UBT-së, si dhe të universiteteve dhe kolegjeve tjera publike dhe private.

 

Punëtoria do të mbahet më 24-26 prill 2019, teksa gjatë këtyre ditëve do të eksplorohen trendët kibernetikë, kërcënimet dhe shumë tema të tjera me rendësi.

Në të do të përfshihet të mësuarit dhe praktikimi i mjeteve (tools) të sigurisë kibernetike, për mënyrën se si të mbrohet privatësia online, duke fituar edhe njohuri shtesë për sfidat me të cilat përballen sot kompanitë dhe institucionet arsimore.

 

Në fund, pjesëmarrëset do të marrin certifikata nga UBT.

 

Për të marrë pjesë në punëtori, ju lutem të plotësoni formën nga linku i mëposhtëm: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeYd_X6tB5nKY9iN73Z64mnfX7VWwAs4ft0soqwqgmdwbBFww/viewform?vc=0&c=0&w=1.