UBT po organizon Garën për Esenë më të mirë
26/06/2019Dëshironi të bëheni Juristi më i mirë?
Gara për Esenë më të mirë në UBT organizohet me iniciativën e Fakultetit Juridik dhe Qendrës së Karrierës, me ç ‘rast ftohen nxënësit maturantët e Republikën e Kosovës, të cilët kanë njohuritë e duhura dhe janë të orientuar për të studiuar në fushën e Juridikut, që të marrin pjesë në garën për esenë më të mirë më temë: “Cenimi i të drejtave të njeriut në epokën digjitale”.
Kush mund të marrë pjesë?
Të gjithë maturantët e Republikës së Kosovës kanë të drejtë pjesëmarrjeje në garën për Esenë më të mirë.
Cilat janë procedurat për aplikim?
Për të qenë pjesë e garës, nxënësit duhet të shkruajnë një ese më temën: “Cenimi i të drejtave të njeriut në epokën digjitale”, sipas këtyre kritereve:
– Argumentim sa më i mirë ligjor
– Formati: Times New Roman, 12
– Gjatësia: 2500 fjalë/4 faqe në A4
– Hapësira mes rreshtash: 1.5
Eseja duhet të adresojë këto çështje, me theks tek ndërhyrjet aktuale të teknologjisë në jetën e njerëzve, konkretisht tek privatësia, shpenzimi i kohës së tepërt, rrjetet sociale, lajmet e rreme, etj.
Çka do të përfitojë fituesi i garës?
– 5 studentët e parë me esenë më të mirë për nga arsyetimi ligjor do të përfitojnë 30% zbritje nga tarifa e studimit në Fakultetin Juridik në UBT;
– 5 studentët e dytë me aftësi të forta për nga arsyetimi ligjor do të përfitojnë 20% zbritje nga tarifa e studimit në Fakultetin Juridik në UBT;
Afati i dorëzimit të punimeve në UBT është: 24 qershor – 10 korrik 2019.
Vlerësimi dhe shpallja e rezultateve do të bëhet më 11 – 16 korrik 2019.
Për më shumë informata, ju lutem vizitoni: www.ubt-uni.net.