UBT pjesë në Panairin e Edukimit 2023

28/04/2023

Përfaqësues të UBT-së po marrin pjesë në Education Fair / Panairi i Edukimit 2023, në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, për të prezantuar dhe dhënë informacione të detajuara rreth programeve unike dhe të shkëlqyera për studime, për trajnime të shumta dhe ofrimin e mundësive të tjera për të rinjtë në Kosovë dhe më gjerë.

Meqenëse UBT mbart në vetvete konceptin e përditshëm të inovacionit dhe zhvillimit të teknologjisë, prezantimi po fokusohet në projektet dhe inovacionet e fundit në teknologji, siç janë ndër të tjera, inteligjenca artificiale, rrjeti 5G dhe teknologjia e avancuar e komunikimit.

Përfaqësuesit e UBT-së kanë shpjeguar detajisht dhe me entuziazëm për kurrikulat e programeve të ndryshme dhe për teknologjitë dhe inovacionet që ofron UBT-ja.

Të pranishmit në këtë Panairin kanë mundësinë të marrin informacione të rëndësishme në lidhje me kushtet dhe mundësitë që ofron UBT-ja, si dhe të hulumtojnë mundësitë e punës dhe praktikave që ofron tregu në Kosovë dhe rajon.