UBT pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Izrael mbi resiliencën në sektorin e agrokulturës

10/02/2025

Profesori i Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, Ismet Babaj, po merr pjesë në një seminar ndërkombëtar dyjavor në Izrael, i cili fokusohet në “Rritjen e Resiliencës në Sektorin e Agrokulturës”.

Ky trajnim ka mbledhur 19 profesionistë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Botsvanën, Kamerunin, Ekuadorin, Eswatinin, Etiopinë, Gjeorgjinë, Ganën, Indinë, Kenian, Kosovën, Liberinë, Nepalin, Ukrainën dhe Zambinë.

Programi i trajnimit, i organizuar nga MASHAV, MATC – Qendra e Trajnimit Bujqësor MASHAV në bashkëpunim me IRIS – Instituti Ndërkombëtar i Resiliencës së Sderot, synon të ndajë me pjesëmarrësit qasjen holistike të Izraelit ndaj agrokulturës dhe zhvillimit rural. Seminari ofron mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e strategjive mbi adresimin e sfidave globale dhe menaxhimin e krizave në këtë sektor.

Përvoja e fituar nga ky seminar do të jetë një vlerë e shtuar për UBT-në, duke u ndarë me kolegët e fakultetit dhe studentët, me qëllim avancimin e njohurive dhe praktikave të reja në bujqësinë e qëndrueshme.